Këlliçi lajmëron protestën e radhës: Kryehajduti Veliaj duhet çuar para drejtësisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, ka njoftuar protestën e radhës përpara bashkisë së Tiranës.

Këlliçi e cilëson Bashkinë e Tiranës si “selinë e biznesit” të një sistemi të korruptuar, që sipas tij po abuzon me taksat e qytetarëve.

Ai kërkon që kryebashkiaku Erion Veliaj të përballet me drejtësinë për vjedhje dhe krime zgjedhore.

Postimi

Miqtë e mi, nesër e enjte, datë 31 Tetor, ora 11:00, takohemi sërish në protestë.

Duzina e drejtorëve hajdutë të shkarkuar javën e shkuar nga kreu i 5D, është tregues i qartë se tashmë institucioni më i korruptuar në Europë po shpërbëhet!

Godina e Bashkisë Tiranë, sot është kthyer në selinë e biznesit të pronarit faktik të Inceneratorit Tiranë, i cili vijon të vjedhë paratë e taksapaguesve të kryeqytetit çdo ditë që qëndron në zyrë.

Kryehajduti Veliaj duhet çuar para drejtësisë me çdo kusht! Vjedhja e taksave të qytetarëve dhe krimi elektoral duhen ndëshkuar në mënyrë shëmbullore.

Kolegët e Erionit në SPAK ta harrojnë se mund të vazhdojnë të jenë mburojë e një hajduti banal!

O sot, o kurrë

The post Këlliçi lajmëron protestën e radhës: Kryehajduti Veliaj duhet çuar para drejtësisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *