Projektligji/ Ushtria do të rikthejë rezervistët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në fillim të vitit 2025, nis krijimi i kësaj force rezerviste, duke përmbushur kështu dhe një detyrim të shteteve anëtare të NATO-s.

“Të gjithë oficerët, të cilët për arsye të ndryshme karriere të tyre janë duke zhvilluar provat, mund të rikthehen pranë Forcave të Armatosura, për të zhvilluar më tej karrierën e tyre në misione paqeruajtëse të NATO-s dhe në rajon si dhe për të marrë benefite si financiare dhe karriere”, tha ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu pas mbledhjes së qeverisë.

Për forcat rezerviste ushtarake është planifikuar një fond prej 15.5 milion euro në buxhetin e vitit 2025. Ky projektligj i ministrisë së Mbrojtjes mori miratim në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë dhe pritet të kalojë për diskutim në komisionet parlamentare për të marrë në fund dhe miratimin e parlamentit.

The post Projektligji/ Ushtria do të rikthejë rezervistët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *