Protesta e opozitës/ Tre të arrestuar në Elbasan dhe 3 në kërkim, nën hetim edhe 3 deputetë të PD

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ditë më parë opozita zhvilloi protestën me bllokim rrugësh nw disa akse tw vendit.

Në lidhje me tubimin e zhvilluar në Bradashesh policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për tre deputetë të Partisë Demokratike, bëhet fjalë për deputetin Tomor Alizoti, Edmond Spaho dhe Qani Xhafa.

Procedimi në gjendje të lirë ka nisur edhe për disa shtetas të tjerë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ndërsa në kërkim janë shpallur tre shtetas për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Mësohet se shtetasti e arrestuar kanë lënë 3 automjete në rrugë, me qëllim bllokimin e qarkullimit. 3 automjetet janë lëvizur nga rruga, në përfundim të tubimit, dhe janë sekuestruar nga Policia, ndërsa 1 automjet tjetër është shpallur në kërkim.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e automjetit të katërt që bllokoi qarkullimin, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, po hetohet për të identifikuar shtetasit e tjerë të implikuar në paligjshmëri gjatë tubimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Protesta e opozitës/ Tre të arrestuar në Elbasan dhe 3 në kërkim, nën hetim edhe 3 deputetë të PD appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *