Vendimi i qeverisë për Forca Rezerviste/ Kriteret për ushtarakët, qëndrimi në detyrë 45 ditë në vit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme një vendim për krijimin e Forcës Rezerviste duke nisur nga viti i ardhshëm.

Në vendimin e publikuar online thuhet se kriteret për ish ushtarakët që do të përbëjnë Forcën Rezerviste janë mosha si dhe të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë.

“Në shërbimin ushtarak rezervist në Forcat e Armatosura pranohet si ushtarak rezervist shtetasi që plotëson këto kërkesa të përgjithshme: a) Të jetë shtetas shqiptar; b) Të mos jetë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi: c) Të jetë i moshës: i. deri 50 vjeç për ushtar; ii. deri 55 vjeç për nënoficer; iii. deri 60 vjeç për oficer”, thuhet në nenin 6 të projektligjit.

Ndërkohë në nenin 8 pika 1, parashikohet që “Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak rezervist është nga 14 deri në 45 ditë në vit. Për nevoja të stërvitjeve ushtarake, që zgjasin më shumë se 14 deri 45 ditë në vit, ministri i Mbrojtjes urdhëron bashkimin e ditëve të stërvitjes të dy viteve, por jo më shumë se 45 ditë”.

gijotina.com/

The post Vendimi i qeverisë për Forca Rezerviste/ Kriteret për ushtarakët, qëndrimi në detyrë 45 ditë në vit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *