Lëvizte më armë në makinë, arrestohet 34 vjeçari në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur.

Gjatë kontrollit të automjetit të të riut, uniformat blu gjetën një pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Njoftimi i policisë

Qarkullonte i armatosur, lokalizohet dhe arrestohet në flagrancë 34-vjeçari.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Driver” nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në zonën e Unazës së Re, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Driver”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi D. R., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. R., dhe gjatë kontrollit të automjetit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

The post Lëvizte më armë në makinë, arrestohet 34 vjeçari në Tiranë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *