Nën akuzë për vràsjèn e babait, Apeli lë në burg Esmerald Ballën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Esmerald Ballën, të riun që akuzohet për vrasjen e babait të tij, më muajin gusht. Apeli ka vendosur të njëjtën masë edhe për shokun e tij, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik dyshohet të ketë ndodhur më datë 13 gusht, datë kur i riu kishte denoncuar zhdukjen e babait të tij Ndërkohë trupi i viktimës, Enver Balla u gjet disa ditë më vonë në një pus rreth 1 km larg banesës së tyre.

Që pas denoncimit që i riu bëri për zhdukjen e babait të tij, policia kishte dyshime për një krim në familje. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.

The post Nën akuzë për vràsjèn e babait, Apeli lë në burg Esmerald Ballën appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *