Java e 11-të e Superiores, zgjidhen trajneri dhe formacioni më i mirë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e djeshme me dy sfidat e fundit, Dinamo City – Bylis, që u mbyll me barazimin 1-1 dhe Teuta – Elbasani që përfundoi pa gola.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kuqezi nzbardhën sot edhe formacionin më të mirë të javës dhe trajnerin e javës së 11-të.

Duke nisur nga porta, trajnerët kanë përzgjedhur Razak Abalora (AF Elbasani) si portierin e javës, ndërsa formacioni vazhdon me vijën e mbrojtjes: Indrit Prodani (Laçi), Aurel Marku (KF Bylis), Marcelino Preka (Partizani), Arsid Kruja (Teuta).

Spikatën këtë javë tre mesfushorët e Laçit, Bylisit e Partizanit: Ëilliam Cordero Melo (Laçi), Arli Pergjoni (Bylis), Kristi Kote (Partizani).

Reparti i sulmit është i përbërë nga: Esat Mala (Vllaznia), Bekim Balaj (Vllaznia) , Archange Bintsouka (Partizani).

Trajneri i javës së 11-të është përzgjedhur tekniku i Partizanit, Aleksandar Veselinovic.

The post Java e 11-të e Superiores, zgjidhen trajneri dhe formacioni më i mirë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *