Berat/ Makina përfshihet nga flakët në lëvizje

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një automjet ka marrë flakë mesnatën e kaluar në qendër të qytetit të Beratit. Automjeti, një Mercedes Benz C-Class, po qarkullonte nga qendra e qytetit në drejtim të Urës së Varur, kur filloi të digjej në pjesën e përparme.

Flakët u shfaqën fillimisht në kofano dhe më pas përfshinë të gjithë mjetin. Drejtuesi i automjetit, një 24-vjeçar nga fshati Tapi në Kuçovë, doli menjëherë nga mjeti sapo pa flakët e para.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët neutralizuan flakët dhe fikën zjarrin që ishte përhapur në të gjithë automjetin.

The post Berat/ Makina përfshihet nga flakët në lëvizje appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *