Tifozët e Sparta Pragës vendosën flamuj anti-Kosovë, kundërpërgjigjet Rrahmani

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sparta e Pragës luajti dje kundër Banik Ostravës, sfidë që e humbi me rezultatin 1 me 3. Tifozët e Spartës në një moment gjatë ndeshjes hapën mesazh në mbështetje të Veljko Birmançeviç, lojtar i tyre. “Mbështetje për Birmën”, tregohej ndërsa gjithçka ishte në rregull deri këtu.

Çfarë është sërish problem në stadiumet e Çekisë janë flamujt, që tregojnë Kosovën si Serbi. Dhe në mesazhin për Birmançeviç, tifozët e Spartës së Pragës i kishin të pranishëm.

Ndaj këtij skandali ka reaguar Albion Rrahmani, që luan për ekipin çek.

Kujtojmë se në ekipin e Sparta Pragës luajnë dy futbollistë nga Kosova: Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi si dhe dy futbollistët nga Shqipëria: Qazim Laci dhe Indrit Tuci.

Rrahmani publikoi banerin e tifozëve “dardanët” në duelin ndaj Qipros ku kishin vendosur hartën e Kosovës me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin: Endrra e gjithkujt, realiteti ynë!

 

The post Tifozët e Sparta Pragës vendosën flamuj anti-Kosovë, kundërpërgjigjet Rrahmani appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *