Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premte në Klinë. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina dhe një kamion ku për pasojë janë plagosur gjashtë persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në në fshatin Pogragjë, Klinë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova bëri me dije se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës ku po marrin ndihmë mjekësore.
“Sot rreth orës 17:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pogragjë-Klinë, në këtë aksident ishin të përfshira, dy makina dhe një kamion, si pasojë e këtij aksidenti gjashtë (6) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për mjekim, tha ai.
The post Aksident i rëndë në Pejë, përplasen dy makina dhe një kamion. 6 të plagosur appeared first on Euronews Albania.
