Ministria e mjedisit e Spanjës ka urdhëruar një hetim mbi vrasjen e mundshme të një balene të rrallë, e cila u filmua duke notuar me plagë.
“Balena vrasëse më e vjetër në Ngushticën e Gjibraltarit u pa me shenja – në përputhje me ato të shkaktuara nga plumbat e qëlluar nga një pushkë gjahu këtë javë,” shkroi zëvendëskryeministrja Sara Acheson.
“Kjo është një specie e cenueshme dhe çdo dëmtim i saj përbën një krim të rëndë”, shtoi ajo.
Organizatat We whale dhe Iberian Orca Guardians thanë më parë se kishin parë lëndime të shumta të reja në balenë gjatë operacioneve të tyre në terren.
Edhe pse të njohura si balena vrasëse, balenat orka janë anëtare të familjes së delfinëve. Ato mund të rriten deri në 8 metra të gjata dhe të peshojnë deri në 6 ton.
The post U konstatuan plagë të shkaktuara nga armë, autoritetet spanjolle nisin hetimet për plagosjen e balenës së rrallë appeared first on Euronews Albania.

La matriarca de las orcas ‘gladis’, de 60 años, aparece con impactos de perdigones en la aleta