U plagos nga atentati në Dobraç, ndërron jetë në spital 67-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Katër ditë pas atentatit në Dobraç të Shkodrës, ka humbur jetën edhe kalimtari Bashkim Basha. 67-vjeçari ishte në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra, ndërkohë që më 30 tetor humbi jetën edhe bashkëshortja e tij Flutura Basha.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë më 30.10.2024, për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër edhe shtetasi B.B., 67 vjeç, drejtuesi i motomjetit që u përplas nga automjeti i shtetasve H. L dhe A. B, të cilët humbën jetën si pasojë e plagëve nga të shtënat me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

The post U plagos nga atentati në Dobraç, ndërron jetë në spital 67-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *