“Barrikada” e Alen Sherrit ndal Milanin, barazim dramatik 3-3 në Sardegna

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në “Unipol Domus” të Sardegnas Milani barazoi 3-3 me vendasit e Cagliarit. Pas suksesit kundër Real Madridit në Champions League, kuqezinjtë e Fonsecas gjetën tre gola, por nuk i mjaftuan për të dalë me pikët e plota nga ishulli. Leao me dopietë në minutat 15 dhe 40 si edhe Abraham në 69 shënuan për Milanin. Ndërkohë Zortea (2′) dhe Zappa me dopietë (53′, 89′) shënuan për Cagliarin. Për vendasit nga minuta e parë në këtë sfidë debutoi edhe Alen Sherri, shkodrani i portës së Kombëtares që do e kujtojë gjatë këtë pikë pasi merr minutat e para në Serie A. Nota 6.7 për Sherrin nga “SofaScore”, që lë pas edhe Mike Maignan me vlerësimin.

Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 12-të. Këtë të shtunë gjithçka filloi me fitoren e Parmës 1-2 në Venezia. Në 18:00 Milani nuk ia doli të merrte tri pikë pasi barazoi 3-3 ndaj Cagliarin në Sardegna. Për ishullorët debutoi në Serie A portieri i kombëtares shqiptare, Alen Sherri.

Serie A, raundi 12-të:

E shtunë, 9 nëntor

15:00 Venezia 1-2 Parma

18:00 Cagliari 3-3 Milan

20:45 Juventus – Torino

Renditja:

gijotina.com/

 

The post “Barrikada” e Alen Sherrit ndal Milanin, barazim dramatik 3-3 në Sardegna appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *