Magani debuton me fitore, Tirana “zbavitet” me gola ndaj Bylisit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gugash Magani ka debutuar me fitore në rikthimin e tij në krye të stoli bardheblu, teksa Tirana ka arritur të fitojë me goleadë në ndeshjen ndaj Bylisit të vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, Tirana ishte dominuese duke shënuar 4 herë në portën e ballshiotëve dhe duke zbativur edhe ata pak të pranishëm në tribunën “VIP”.

Goli i parë për bardheblutë u realizua me anë të një penalltie e akordua nga gjyqtarja Emanuela Rusta me ndihmën e VAR në minutën e ’43 të takimit. Jarmouni u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, pavarësisht se Beqaj i kuptoi krahun.

Ndërkohë në fraksionin e dytë të lojë, Tirana realizoi edhe tre herë të tjera, ku fillimisht ishte Jarmouni ai i cili plotësoi dopietën personale, teksa më pas rrugën e rrjetës e gjetën dhe Ismajli dhe Bajroviç.

Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e 7 të tabelës së renditjes, ndërsa Bylisi mbetet në vendin e fundit me 10 pikë.

The post Magani debuton me fitore, Tirana “zbavitet” me gola ndaj Bylisit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *