Baba për herë të parë, Uzuni zbulon gjininë e bebit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Myrto Uzuni do të bëhet baba për herë të parë. Sulmuesi dhe partnerja e tij, Uarda Hyseni, zbuluan se janë në një pritje të ëmbël.

Gjatë një feste të organizuar në stadiumin “Air Albania”, Uzuni zbuloi se do të bëhet baba i një djali. Padyshim ky mund të quhet si goli më i mirë në karrierë për sulmuesin, i cili do të ketë një motivim ekstra për të ardhmen.

Lojtari beratas, është pjesë e grumbullimit të Shqipërisë, për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ndaj Çekisë dhe Ukrainës.

Duke parë mungesat, por edhe formën e shkëlqyer të Uzunit, nuk përjashtohet mundësia që ai të luajë si titullar në sulmin e kuqezinjve.

The post Baba për herë të parë, Uzuni zbulon gjininë e bebit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *