Greqi/ 18-vjeçari shqiptar aksidentohet me motor në Athinë, ndërron jetë në vend

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Athinë, Greqi. Një 18 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me motor.

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të së hënës (11 nëntor) në kryqëzimin e rrugëve Kypseli dhe Zakynthos, rreth orës pesë të mëngjesit.

I riu shqiptar dhe një 16 vjeçar grek kanë qenë duke udhëtuar me motor me shpejtësi, pa kaska, duke u përplasur më tej njëri pas tjetrit.

16 vjeçari ka fluturuar nga motori dhe ka dalë anash rrugës, por me lëndime të lehta, ndërsa i riu shqiptar është rrëzuar në asfalt dhe ka ndërruar jetë në vend.

gijotina.com/

 

The post Greqi/ 18-vjeçari shqiptar aksidentohet me motor në Athinë, ndërron jetë në vend appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *