Marotta replikon ndaj presidentit të Milan: “I uroj të arrijë edhe ai yllin e dytë”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Nuk ka vonuar fare përgjigja e Preisidenti i Inter, Beppe Marotta, ndaj thumbimit të Presidentit të Milan Paolo Scaroni ndaj zikaltërve. “Scaroni tha se përfaqëson skuadrën e vetme të Milanos? Kjo varet nga këndvështrimi – deklaroi presidenti i Inter para dhënies së Çmimit Liedholm. Nëse skuadra e vetme e Milanos përfaqësohet nga ai, kjo është sepse ne përfaqësojmë diçka edhe më të madhe”. “Por nuk dua të bëj polemika, Paolo është një mik – shtoi ai -. Në kravatën time ka dy yje, shpresoj që së shpejti t’i arrijë edhe Milan…”

Pastaj, disa komente mbi ndeshjen Inter-Napoli dhe shpërthimin e fortë të Antonio Conte pas ndeshjes, për penalltinë e akorduar në favor të zikaltërve. “Conte është një njeri i zgjuar dhe një komunikues i shkëlqyer. Ai ka qëllimin e tij kur flet – shpjegoi Marotta -. Arbitri ishte shumë pranë aksionit, sigurisht që kishte kontakt, këmba u lëviz dhe për këtë arsye ishte penallti”. “Pastaj, debati mbi protokollin e VAR-it është një debat konstruktiv – vazhdoi Marotta -. Me teknologjinë, gabimet janë reduktuar. Dhe në këtë rast, penalltia ishte e papërshtatshme për diskutim”.

Lexo më tejMilan feston 125 vjetorin, Scaroni injoron Inter: “Skuadra e vetme e Milanos”

“Sot futbolli jeton nën një presion të vazhdueshëm, ku në rastin e një penalltie të paakorduar shpërthejnë polemika të mëdha dhe të pafundme – shtoi presidenti i Inter -. Këshilloj teknikun Inzaghi, që është i ri dhe në zhvillim të vazhdueshëm, të fitojë qetësinë dhe maturinë e Liedholm”. “Për merkaton e janarit? Nuk besoj, pasi kemi një skuadër konkurruese – e mbylli Marotta -. Kemi një skuadër të madhe me vlerë të lartë”.

The post Marotta replikon ndaj presidentit të Milan: “I uroj të arrijë edhe ai yllin e dytë” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *