Plagosja në Durrës, ekstradohet nga Gjermania i riu

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 25 vjeçar nga Kavaja është ekstraduar në Shqipëri nga Gjermani, pasi akuzohet se 6 muaj më parë ka plagosur me armë zjarri Renato Bajraktarin në rrethrrotullimin e Plepave në Durrës.

Erland Krasniqi, 25 vjeç u vu në masën e sigurisë arrest në burg nga Shkalla e Parë në Durrës për plagosjen e rëndë dhe mbajtje pa leje të armës së zjarrit

“Si rezultat i koordinimit të vazhdueshëm të punës me homologët e Interpol Wiesbaden, Interpol Tirana finalizoi procedurat për ekstradimin e shtetasit E. K., 25 vjeç, të lindur në Kavajë, nga Gjermania në Shqipëri. Më datë 25.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ai akuzohet se më datë 15.05.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plepave”, Durrës, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin R. B..”, njoftoi policia.

The post Plagosja në Durrës, ekstradohet nga Gjermania i riu appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *