Sylvinho shpall formacionin zyrtar: Hysaj në stol, Tuci në majën e sulmit…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45  në ‘Air Albania’ kundër Çekisë, sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

Rreshtimi i Sylvinhos është i njëjtë, me skemën 4-3-3 që nuk ndryshon. Në portë Strakosha, në mbrojtje rreshtohen Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë luajnë Asllani dhe Ramadani teksa Laço do të luajë pak më i avancuar. Krahët do të mbulohen nga Asani dhe Bajrami, ndërsa maja e sulmit i është besuar Indrit Tucit, pas paraqitjeve shumë të mira në dy ndeshjet e muajit tetor ku edhe debutoi.

Shqipëria do të kërkojë fitoren, e cila i duhet me doemos për të mbajtur ende shpresat gjallë për objektivin që është vendi i parë në grup.

Tanimë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare:

Drejtësi në këtë do të vendosë zvicerani Sandro Schärer, teksa në ndihmë do t’i vijnë bashkëkombësit e tij Stéphane De Almeida dhe Jonas Erni në krahë, ndërsa Johannes von Mandach si i katërt. Gjithashtu dy zviceranë të tjerë janë zgjedhur për të qenë në dhomën e VAR, Fedayi San dhe Lionel Tschudi.

gijotina.com/

The post Sylvinho shpall formacionin zyrtar: Hysaj në stol, Tuci në majën e sulmit… appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *