Ndahet nga jeta anëtari i Gjykatës së Lartë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ndërron jetë pas një sëmundjeje të rëndë anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina. Sina i’u bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022.

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë me anë të një reagimi i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Me trishtim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Darjel Sina.

Sina i’u bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022, dhe vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës.

Ndarja e tij nga jeta krijon një boshllëk të madh për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.

Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e tij. Jemi pranë jush me zemër dhe mendje.

U prehtë në paqe!”, thuhet në mesazhin e Gjykatës së Lartë.

The post Ndahet nga jeta anëtari i Gjykatës së Lartë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *