Viktima e tretë, një tjetër shqiptar humb jetën në Itali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një punëtor 51-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e së hënës në një aksident të tmerrshëm në vendin e punës në Torino. Shqiptari jetonte në Arcore. Drama ndodhi brenda impiantit të pastrimit të ujit në Corso Unità d’Italia ku 51-vjeçari Fatmir Isufi, punonjës i një kompanie vdiq i shtypur nga krahu i vinçit.

Përveç mjekëve me autoambulanca të shumta, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit e reparteve Centrale dhe Lingotto, karabinierët e njësisë lëvizëse dhe inspektorët e Spresalit të ASL Torino, përgjegjës për hetimin e ngjarjes.

Sipas hetimeve paraprake, burri ishte duke punuar në ndërtimin e strukturës për të mbajtur një rezervuar të ri pompimi kur diçka shkoi keq dhe krahu i vinçit i ra sipër. Në kantier ishte duke punuar edhe djali i viktimës, i cili ka mbetur i padëmtuar, por në gjendje shoku.

Orët e fundit, mediat italiane kanë raportuar edhe për vdekjen e dy shqiptarëve të tjerë, njëri në Napoli pas një shpërthimi në fabrikën e fishekzjarreve ku punonte dhe një tjetër në një aksident rrugor, në qytezën Desenzano del Garda.

The post Viktima e tretë, një tjetër shqiptar humb jetën në Itali appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *