Forma e dobët ndaj Ukrainës, Daku zbulon: Luajta për herë të parë pa injeksione pas 3 muajsh!

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mirlind Daku e nisi si titullar ndeshjen ndaj Ukrainës, por sulmuesi kuqezi nuk ishte në formë, duke detyruar Sylvinhon që ta largojë nga loja në minutën e 46-të. Pas humbjes 1-2 në Nations League, Daku tregoi edhe motivin se përse paraqitja e tij nuk ishte pozitive.

“Jo për t’i ikur përgjegjësisë, por të gjithë e nisëm keq. Këto 3 muajt e fundit kam patur problem me një lëndim, ende nuk e kam marrë veten. Kjo ishte ndeshja e parë pas 3 muajsh që luajta pa injeksion. Gjatë 3 muajve kam luajtur me injeksione të forta, që për një trup të një sportisti nuk janë të lehta. Nga dëshira e madhe, sakrifikuam”- tha Daku për gazetarin Arlind Daku.

The post Forma e dobët ndaj Ukrainës, Daku zbulon: Luajta për herë të parë pa injeksione pas 3 muajsh! appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *