Goditi me thikë Canin/ Gjykata cakton “arrest me burg” për 14-vjeçarin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 14-vjeçarin, i cili goditi me thikë për vdekje bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin. Mario Përlleshit iu komunikua masa e sigurisë në ambientet spitalore ku ai ndodhet i shtruar dhe po merr trajtim mjekësor, pasi mbeti edhe vetë i plagosur pas sulmit.

I mitur akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë ditën e sotme, hetuesit janë rikthyer në vendin e ngjarjes, për të sekuestruar pamje të tjera nga kamerat e sigurisë me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar të autorit.

The post Goditi me thikë Canin/ Gjykata cakton “arrest me burg” për 14-vjeçarin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *