Në kërkim për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet i riu në Durrës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka vënë në pranga një 27-vjeçar në Durrës, i cili është dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Nxitje për përdorim të drogës” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.

“Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën e Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur te Kryqëzimi i Fllakës Durrës, shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 26.09.2024, e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Nxitje për përdorim të drogës” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

The post Në kërkim për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet i riu në Durrës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *