U kap më dr*gë në makinë, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Itali

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Perugia, pasi iu gjet kokainë në makinë me të cilën po lëvizte.

Mediat italiane raportojnë se 19-vjeçari shqiptar tërhoqi vëmendjen e karabinierëve pasi lëvizjet e tij ishin të dyshimta.

Në momentin që u ndalua i riu shqiptar ka shfaqur shenja agresiviteti, çka bëri që policia të intensifikonte kontrollin në makinë duke i gjetur 16 doza kokainë në total 12 gram.

Aktivitetet, të cilat u shtrinë menjëherë në shtëpinë e të riut, u dhanë mundësinë atyre të gjenin edhe materiale ambalazhimi, si dhe 1135 euro para cash.

Gjyqtari i Gjykatës së Perugias la në fuqi arrestimin, duke aplikuar ndaj të arrestuarit dhe sekuestrim të lëndës narkotike dhe parave.

gijotina.com/

The post U kap më dr*gë në makinë, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Itali appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *