Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Kreu i PAA-së Agron Duka, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Arben Tafajt, kryetar i shoqatës “Tirana” dhe ish-kandidat i pavarur i Bashkisë Tiranë.
Duka shprehet se Tafaj ishte një njeri i mrekullueshëm.
“Lamtumirë, Arben Tafaj! Miku, kolegu dhe njeriu i mrekullueshëm Arben Tafaj na la papritur, duke na tronditur thellë të gjithëve. Për ne, kolegët e Partisë Agrare Ambientaliste, ku Beni ka shërbyer me përkushtim si nënkryetar, kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme. Por mbi të gjitha, kjo është një ditë e rëndë dhe e dhimbshme për familjen Tafaj. Në këtë moment të vështirë, ne i bashkohemi dhimbjes së tyre dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë. Lamtumirë, mik i shtrenjtë”, shkruan ai.
The post Ndarja nga jeta e Arben Tafajt, Agron Duka: Njeri i mrekullueshëm, lajmi na ka tronditur të gjithëve appeared first on GIJOTINA.
