Sherr për agjencinë funerale, motra i vë tritol vëllait në Shkodër – Video

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

E ngjashme me një histori filmash thriller ngjarja e ndodhur në Shkodër, ku një biznesi që ofron shërbim funeral i është vënë lëndë plasëse.

Hetimet e grupit hetimor kanë zbuluar se personi që ka vënë lëndën plasëse është paguar nga e motra e pronarit të biznesit Ardian Fierza. Gjithashtu, dyshohet se personi në fjalë i ka vënë tritol edhe banesës së pronarit të biznesit dhe sërish urdhëruese e krimit, sipas hetimeve, ishte e motra e shënjestrës.

Motër e vëlla, sipas policisë, kishin konflikte për shkak të pretendimeve për pronësinë e agjencisë funerale.

Hetimet/ Tritol banesës dhe biznesit, pagoi e motra

Polica njoftoi këtë të martë se hetimet se kryera me metoda speciale nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë, çuan në dokumentimin me prova ligjore të dy rasteve të vënies së lëndës plasëse në biznesin dhe në banesën e shtetasit A.F. (Ardian Fierza).

Sipas bluve, B.P., 35 vjeç ka vendosur lëndë plasëse në banesën e A.F. më 10 Nëntor 2024. Po sipas të njëjtave burime, 35-vjeccari akuzohet se ka vendosur lëndë plasëse edhe në biznesin e Fierzës në muajin gusht.

“Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv, rezultoi se autori i dyshuar edhe për rastin e dytë të vënies së lëndës plasëse, është shtetasi B.P., 35 vjeç. Në vijim të hetimeve rezultoi se ky shtetas ka bashkëpunuar me motrën e tij, shtetasen L.P., për marrjen e një shume parash nga shtetasi A.F., me të cilin kishte konflikt pronësie për agjencinë funerale. Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetases L.P.(R)., 38 vjeçe, banuese në Shkodër”, thuhet në një njoftim zyrtar të bluve.

Gjatë kontrollit në subjektin që ajo administronte (parukeri), efektivët e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 0.5 kg lëndë narkotike kanabis, shtuan të njëjtat burime.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e B.P., me precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 1 radio dore si e Policisë, 1 laptop, 1DVR dhe 11 celularë.

Akuzat

Ndaj autorit, i cili është shpallur në kërkim, janë ngritur akuzat për veprat penale: “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private.

Ndërsa për të arrestuarën janë ngritur akuzat për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Bashkë me njoftimin, Policia publikoi edhe një video ku sipas bluve shfaqen dy të akuzuarit teksa bisedojnë së bashku.

The post Sherr për agjencinë funerale, motra i vë tritol vëllait në Shkodër – Video appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *