Përfshihet nga flakët biznesi në Fier, shkak dyshohet rrjedhja e gazit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një rrjedhje e bombolës së gazit ka djegur tërësisht një dyqan në Fier, i cili shërbente për pjekjen e mishit.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme (4 dhjetor) në një dyqan në lagjen 28 Nëntori ku për shkak të rrjedhjes së bombolës së gazit është djegur i gjithë dyqani.

Me gjithë ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëseve, të cilët kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit, por dëmi ka qenë i madh.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar, pasi sapo kane konstatuar flakët, kanë dalë menjëherë nga dyqani.

Në vendin e ngjarjes shkuan 2 mjete zjarrfikëse dhe 6 efektive te cilët bënë të mundur izolimin e flakëve duke shmangur përhapjen e tyre, që rrezikonin edhe banesat e tjera.

Ndërkohë që policia ka marrë në pyetje pronarët e subjektit i cili u shkrumbua totalisht.

The post Përfshihet nga flakët biznesi në Fier, shkak dyshohet rrjedhja e gazit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *