Bardhi kërkon interpelancë me Ramën: Përfshirjen e të vëllait në çështjen “Xibraka”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka nisur seanca plenare në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar zhvillimin e interpelancës me kryeministrin Edi Rama lidhur me pagesën që sipas tij, shteti shqiptar do t’i paguajë Francesco Becchetit.

Referuar reagimit të kryeministrit, Bardhi tha se Rama nuk mund të vërë si kusht për paraqitjen e tij Në Kuvend, përfundimin e hetimeve për përfshirjen apo jo të Olsi Ramës në çështjen “Xibraka”. Ai i kërkoi kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit t’i kërkojë kreut të qeverisë të paraqitet në interpelancë dhe të japë përgjigje.

“Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për 130 milionë euro të qytetarëve shqiptarëve janë bllokuar për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit për Agon Channel. Nëse i vëllai është i përfshirë në çështjen Xibraka, nuk është një kush që i vihet Kuvendit për të mos u paraqitur në interpelancë. Kërkoj të thërrisni kryeministri Rama të japë përgjigje për këtë pagesë. Të japë llogari siç e kërkon Kushtetuta.”, tha Bardhi.

The post Bardhi kërkon interpelancë me Ramën: Përfshirjen e të vëllait në çështjen “Xibraka” appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *