Tiranë/ Grabiti me dhunë automjetin në hyrjen e një mobilerie, prangoset 32-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 32- vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi dje 11 dhjetor vodhi një automjet në hyrjen e një mobilerie.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, ku 32 vjeçari kishte hyrë në një mobileri dhe në kërcënimin e një mjeti prerës, ka vjedhur çelësin e një automjeti i cili ishte i parkuar në hyrje të mobilerisë.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë finalizuar operacioni policor i koduar “Grab”, ku në pranga ra personi me inicialet I. L., 32 vjeç, banues në Durrës. Automjeti u gjet i braktisur në rrugën “Babë Rexha” dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

!

The post Tiranë/ Grabiti me dhunë automjetin në hyrjen e një mobilerie, prangoset 32-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *