Tritoli në lokalin në Lungomare, gjykata lë në burg të arrestuarin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në Gjykatën e Vlorës është paraqitur këtë të hënë 28-vjeçari Beqir Selamaj (alias Beqir Murati), i cili u arrestua pak ditë më parë si pjesë e aksionit policor ‘Danger’.

Ai dyshohet se ka vendosur sasinë e eksplozivit në lokalin “The Boss”, në pronësi të nënës së Bledar Birçajt, ngjarje e ndodhur më 8 dhjetor.

Ashtu siç ka kërkuar prokuroria, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Siç përcaktonte edhe prokuroria provat janë të qarta dhe evidente se ai ka qenë autori i vendosjes së tritolit në lokalin në Lungomare.

I pandehuri nuk e ka pranuar krimin pavarësisht pamjeve filmike që paraqiti organi i akuzës. 28 vjeçari, banues në lagjen “Isa Boletini”, raportohet se është me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pasurisë.

“Nga hetimet rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i vendosjes së lëndës eksplozive më datë 08.12.2024, rreth orës 05:50, në një lokal, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të shtetases R. B., 73 vjeçe, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”, njoftoi policia pas arrestimit të tij.

The post Tritoli në lokalin në Lungomare, gjykata lë në burg të arrestuarin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *