Hill flet për pasojat nëse Kosova kërkon të zhbëjë Gjykatën Speciale të Hagës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me dënimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së. Hill gjatë fjalës së tij komentoi edhe lidhur pasojat nëse Kosova kërkon të zhbëjë Gjykatën Speciale të Hagës. Ai theksoi se lidhur me këtë temë nuk është në pozitë për të komentuar po shtoi se do të apelohet vendimi.

 “Nuk jam në pozitë për të komentuar këtë iniciativë apo iniciativa të tjera. E kuptoj që njerëzit ndjen mllef, janë të zemëruar, janë shumë të shqetësuar. E kuptoj, por unë shpresoj që së shpejti do të kemi përpjekjet që të apelojmë këtë vendim. Edhe njëherë nuk e di si janë procedurat, por unë dua ta bëj të qartë. Nuk po flas nga gjykata dhe për gjykatën. Nuk mund të flas vetëm në emrin tim dhe dëshmia ime ishte dëshmia më e mirë që mund të ofrohej duke thënë të vërtetën dhe asgjë tjetër përveçse të vërtetës”, tha ai.

Sa i përket kontekstit gjeopolitik dhe të ardhmes së rajonit, ish-diplomati amerikan theksoi nevojën për fokusim te normalizimi i marrëdhënieve dhe hapat e ardhshëm strategjikë.

“Unë mendoj se ne jemi këtu ku jemi dhe për sa i përket politikës dhe gjeopolitikës, nëse dëshironi të flas në këtë mënyrë gjeopolitikën e Ballkanit, duhet të kemi përpjekje që të ecim përpara duke u mbështetur në punën që kanë bërë ndërmjetësues të ndryshëm gjatë këtyre viteve të fundit dhe ai është normalizimi i marrëdhënieve dhe duhet të ecim përpara.

Serbia dhe Kosova gjithmonë do të gjenden në situata të atilla ku nga ana strategjike apo gjeopolitike nuk duhet të jenë larg njëra-tjetrës. Prandaj duhet të jenë një mënyrë që të ecin përpara, në mënyrë që të kenë një të ardhme më të mirë për popullin e tyre.

Sigurisht që është e vështirë për të thënë diçka të tillë dhe kuptoj që procedurat gjyqësore janë shumë zhgënjyese për njerëzit dhe unë e kuptoj shumë mirë këtë gjë. Por mendoj se njerëzit duhet të kuptojnë dhe duhet të konsiderojnë cilat janë hapat e radhës dhe duhet të përpiqen që të ecin përpara në mënyrën që do të jetë mendim për të gjithë”, tha ai.

The post Hill flet për pasojat nëse Kosova kërkon të zhbëjë Gjykatën Speciale të Hagës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: