“Drejtësi për çlirimtarët”, futbollistët e Kosovës veshin bluza në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Të grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve, futbollistët e Kosovës kanë veshur bluza me mbishkrimin “Drejtësi për çlirimtarët”.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se Kombëtarja dhe FFK-ja iu bashkuan mesazhit të mbështetjes për ish-drejtuesit e UÇK-së, duke mbajtur gjatë stërvitjes në palestër dhe në seancën stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” bluza me mbishkrimin “Drejtësi për çlirimtarët”.

“DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT! Kombëtarja e Kosovës dhe FFK-ja iu bashkuan mesazhit të mbështetjes për ish-drejtuesit e UÇK-së, duke mbajtur të veshura gjatë stërvitjes në palestër dhe në seancën stërvitore në ‘Fadil Vokrri’ bluzat me mbishkrimin: ‘DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT’. ‘JO NË EMRIN TIM’. Me këtë veprim, Dardanët përcollën një mesazh të qartë solidariteti për katërshen e UÇK-së”, ka shkruar FFK-ja.

Ndeshjen e parë të kësaj faze, Kosova e luan të enjten kundër Irlandës, në Prishtinë.

The post “Drejtësi për çlirimtarët”, futbollistët e Kosovës veshin bluza në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: