Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mjeti del nga rruga, humb jetën 62-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Një 62-vjeçar ka humbur drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga dhe si pasojë humbur jetën në vendngjarje.

Njoftimi:

Rreth orës 05:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në afërsi të “Urës së Kardhiqit”, shtetasi Q. N., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi Q. N., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mjeti del nga rruga, humb jetën 62-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *