“Mjaft, jep dorëheqjen”/ Qytetarët protestojnë kundër Erion Veliajt

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sot në orën 11:00 opozita dhe qytetarët do të zhvillojnë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Qytetarët kërkojnë me ngulm largimin një orë e më parë të Erion Veliajt nga Bashkia dhe përballjen e tij me drejtësinë.

Protestat para bashkisë kanë nisur pas shpërthimit të skandalit të dosjes “5D” ku drejtorët hajdutë të Veliajt u akuzuan dhe arrestuan për abuzim me tenderët.

Veliaj është nën hetim pasuror dhe emri i tij është në dosjet më të nxehta që po hetohen nga drejtësia si inceneratorët dhe dosja “5D”.

Kujtojmë se pak ditë më parë BKH ushtori kontroll në banesën e kryebashkiakut dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, po ashtu dhe në shtëpinë e vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj ku u sekuestruan telefonat dhe para.

The post “Mjaft, jep dorëheqjen”/ Qytetarët protestojnë kundër Erion Veliajt appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *