Festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën kufitare të Kapshticës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Vijon fluksi i lëvizjeve të udhëtarëve në pikën kufitare të Kapshticës. Nga data 20 dhjetor deri sot, kanë hyrë nga Greqia mbi 35 mijë emigrantë, të cilët kthehen në atdhe për festat e fundvitit.

Ndërsa rreth 15 mijē qytetarë kanë udhëtuar drejt Greqisë gjatë kësaj periudhe. Nē 24 orët e fundit kanë hyrë nga kjo pikë doganore 6219 udhētarë dhe kanë dalë 1484 persona.

Fluksi i lartë i udhëtarëve në të dyja anët e kufirit po menaxhohet nga policitë kufitare. Pala shqiptare, në varësi të fluksit punon me 5 sportele në hyrje, ndërsa pala greke me 3 sportele. Fluksi i lëvizjeve ndërkufitare pritet të mbetet i lartë deri në fund të muajit.

The post Festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën kufitare të Kapshticës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *