Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Avokati Ylli Manjani, i cili ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese përdorimin e përgjimeve nga aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat si prova në çështjen gjyqësore ndaj klientit të tij, biznesmenit Pëllumb Gjoka, shkruan se Gjykata e Berlinit në Gjermani ka vendosur se të dhënat e marra nga Sky e Encrochat nuk vlejnë në gjykatë.
Manjani shton se të dhënat policore nuk janë të dhëna gjyqësore.
“Si nuk del dikush në Gjermani ti thotë gjyqtarit “ke marrë lekë”, ose “po dëmton drejtësinë”!!! Le pastaj ti thotë “ka thënë ambasada amerikane”!!!! Gjykata e Berlinit ka thënë që me të dhënat e përftuara nga Sky dhe enchrochat, nuk shkohet në gjykatë sepse me to nuk provon asgjë! Vendimin e plotë, do ta marrim së shpejti. Por njoftimi është i qartë. Nuk janë prova gjyqësore të dhënat policore. Punkt!
E gjithë jurispridenca në Europë po reagon në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Europiane të Drejtësisë dhe mbi ato të Strasburg. Meqë SpAK na kërkoi vendime nga Europa, jo për gjë..
Duan më vendime?! Nejse, presim gjykatën tonë! Do shkojmë me Europën apo do ecim në rrugë të pashkelura, si dikur…?! Kjo është çështja.” – shkruan Manjani në Facebook.
Përgjimet e marra nga aplikacionet Sky e Encrochat kanë ccuar në arrestimin e dhjetëra personave në Shqipëri në operacionet e drejtuara nga SPAK.
Gjykata Kushtetuese pritet të marrë nën shqyrtim një prej çështjeve më të ndjeshme dhe problematike të viteve të fundit në Shqipëri, nëse përgjimet e ardhura nga Sky ECC dhe EncroChat përbëjnë një provë për të dënuar personat që i përdorin ato ose jo.
Kjo çështje është duke u gjykuar ose ka marrë vendim në pjesën më të madhe të vendeve europiane dhe është çështje botërore. Vetëm në njërën prej këtyre dy platformave, 20 mijë përdorues janë nga Shqipëria dhe gjuha shqipe ishte e dyta më e përdorura pas anglishtes.
gijotina.com/
The post Gjykata e Berlinit vendosi se të dhënat nga Sky dhe Encrochat nuk vlejnë si provë, reagon Ylli Manjani appeared first on GIJOTINA.
