Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë prej dy ditësh

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Reshjet e denduara të borës kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në segmetin rrugor të Iballës. Dëbora prezente tashmë prej 2 ditësh, ka arritur në trashësinë 2 metra duke shkaktuar bllokim të qarkullimit.

Erërat e forta, dëbora dhe temperaturat e ulëta e bëjnë edhe më të vështirë hapjen e rrugës. Bashkia e Fushë Arrëzit po punon për hapjen e rrugës me borëpastrueset në terren, por mësohet se bllokimet e menjëhershme e bëjnë të pamundur.

Mësohet se disa automjete kanë qëndruar të bllokuara prej disa orësh. Rreth mesnatës, është bërë e mundur lëvizja e tyre në drejtim të Fushë Arrëzit, pas ndëryrjes së bashkisë me një mjet fadrom.

The post Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë prej dy ditësh appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *