Vrau bashkëshortin me sëpatë, Gjykata e Sarandës jep vendimin për Elvira Tahirajn

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ka dalë sot para Gjykatës së Sarandës 48-vjeçarja Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të së martës vrau bashkëshortin e saj, N. Tahiraj 55 vjeç duke e goditur me sëpatë, teksa ai ishte në gjumë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Metoq.

Seanca është zhvilluar rreth orës 12.00, ku në përfundim të saj Gjykata ka vendosur të vlerësojë të ligjshëm arrestimin e 48-vjeçares për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe ka caktuar ndaj saj masën e sigurimit “shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

Në seancën gjyqësore Elvira Tahiraj është mbrojtuar nga një avokate e caktuar kryesisht nga shteti.

The post Vrau bashkëshortin me sëpatë, Gjykata e Sarandës jep vendimin për Elvira Tahirajn appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *