Video/ Liverpool i pandalshëm, ‘shuplakë’ ndaj West Ham: Salah 13 gola në 11 ndeshje

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Liverpool gjithnjë e më i ekzaltuar drejt titullit kampion. Reds likuidojnë pa probleme 0-5 edhe West Ham në transfertë. Fillim spektakolar në “London Stadium”, ku Paquetá humbet një mundësi të shkëlqyer për të kaluar West Ham në avantazh në minutën e 6-të, ndërsa nga ana tjetër Areola bën një pritje fantastike ndaj Salah vetëm një minutë më vonë. Portieri francez shkëlqen sërish ndaj gjuajtjes së Jones në minutën e 15′ dhe ndaj asaj të Luis Diaz në të 23′. Megjithatë, kolumbiani hakmerret në minutën e 30′ duke kaluar Liverpool në epërsi me rezultatin 1-0.

West Ham nuk dekurajohet nga disavantazhi dhe vazhdon sulmet, duke goditur shtyllën me Kudus në minutën e 38′. Vetëm dy minuta më vonë, Liverpooli e dyfishon avantazhin: Salah kalon dy kundërshtarë me një tunel, ndërsa Gakpo e dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 44′ vjen edhe goli i tretë për Liverpool. Kush tjetër përveç Salah? Egjiptiani shënon golin e tij të 13-të në 11 ndeshjet e fundit.

Londinezët shtyllat, Reds golat

Në pjesën e dytë, Salah vijon me aksione të rrezikshme, ndërsa në minutën e 54′ Alexander-Arnold shënon golin e katërt për Liverpool, pas një devijimi të Mavropanos. Gjendja e “Hammers” përkeqësohet më tej me dëmtimin e Bowen në minutën e 60′, ndërsa Kudus goditi sërish shtyllën në minutën e 75′, kësaj here traversën. Salah mbetet i pandalshëm dhe në minutën e 84-të ndërton aksionin për golin e pestë të Liverpoolit, duke dhënë asistin e tij të dytë për ndeshjen. Këtë herë, Diogo Jota shënon emrin e tij në listën e golashënuesve.

Lexo më tejBroja titullar, Everton humbet: Nottingham ëndërron i dyti, City kthehet te fitorja

Në minutat shtesë, West Ham godet edhe një herë shtyllën, por Alisson arrin ta mbajë portën e paprekur. Liverpooli i trajnerit Slot e mbyll vitin 2024 me një fitore bindëse 5-0, duke u ngjitur në kuotën e 45 pikëve dhe duke konfirmuar dominimin e tyre në Premier League deri më tani. Nga ana tjetër, West Ham mbetet me 23 pikë.

The post Video/ Liverpool i pandalshëm, ‘shuplakë’ ndaj West Ham: Salah 13 gola në 11 ndeshje appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *