Kupa e Shqipërisë, dëbora bllokon takimin në Korçë: sfidat e 1/8-ave luhen në dy ditë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kupa e Shqipërisë  do të luajë të martën dhe të mërkurën ndeshjet e fazës 1/8. Në fakt jo të gjitha, pasi dëbora dhe kushtet atmosferike kanë shtyrë takimin në Korçë mes Skënderbeut dhe Vorës. Ndeshjet do të jenë vendimtare pasi janë me një takim dhe luhen për një biletë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Kjo fazë ka rezervuar përballje interesante, duke nisur që të martën në orën 13:00 me sfidat Laçi – Kukësi dhe Tirana – Bylis. Të mërkurën do të luhen gjashtë ndeshjet e tjera. Egnatia – Kastrioti është takimi i parë në orën 13:00, ndërsa në 13:30 do të startojë ndeshja Dinamo City – Erzeni.

Tre takimet e tjera do të luhen në orën 17:00. Një nga ndeshjet më interesante është përballja e dy ekipeve të “Abissnet Superiore”, Teuta – AF Elbasani. Në ndeshjet e tjera, Vllaznia do të ketë përballë Besën e Kavajës, Partizani do të luajë me Apoloninë.

Lexo më tej: FSHF përcakton janarin e futbollit: ja kur luhet në Superiore dhe Kategorinë e Parë

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja e Kupës së Shqipërisë Skënderbeu-Vora, e cila ishte planifikuar të luhej nesër në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”, do të zhvillohet në një tjetër stadium. Ndeshja do të luhet në stadiumin Devolli dhe do të nisë në orën 13:00.

Kupa e Shqipërisë – Turi 1/8

E martë
Laçi-Kukësi                 13:00
Tirana-Bylis                 13:00

E mërkurë
Egnatia-Kastrioti         13:00
Dinamo City – Erzeni  13:30
Teuta – AF Elbasani     17:00
Vllaznia-Besa              17:00
Partizani-Apolonia      17:00
Skënderbeu-Vora        (shtyhet)

The post Kupa e Shqipërisë, dëbora bllokon takimin në Korçë: sfidat e 1/8-ave luhen në dy ditë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *