Gjendje e rëndë në spitale, Berisha: Profesori Robert Radoja dergjet në spital se nuk ka stenda

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, se si gjendja në spitale është shumë e rëndë.

Sipas denoncuesit, profesori i njohur Robert Radoja dergjet në spital prej dy javësh, për arsyen se, nuk ka stenda për problemet që ai ka në zemër.

Postimi

Gjendje e rëndë në spitale! Mungesa të pafalshme!

Dënoj me forcë këtë braktisje të kujdesit shëndetësorë nga narkoqeveria!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

I nderuar Doktor, ndërkohë që kryeministri i korruptuar bën inaugurimin e një hoteli  në territorin e QSUT-së dhe fliste për parqe me monument arti brënda këtij territori, prej dy javësh në atë spital, dergjet Profesori i nderuar  Robert Radoja që i kushtoi jetën trashëgimisë së muzikës shqiptare nëpër breza, me arsyen më banale se nuk ka stenda, për probleme që ka në zemër.

Kjo është fytyra e mjeksisë falas së rilindjes që njerëzit  i ka thjesht numra.

The post Gjendje e rëndë në spitale, Berisha: Profesori Robert Radoja dergjet në spital se nuk ka stenda appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *