Goleadë e Atalantës, bergamaskët në fazën tjetër të Champions

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Atalanta dhuron spektakël në Champions, teksa fitoi me goleadë në shtëpi me shifrat 5-0. Ky rezultat bën që italianët të kalojnë në fazën tjetër, të këtij kompeticioni, edhe matematikisht.

Pjesa e parë u vendos nga goli i Retegui, pas vetëm 12 minutash lojë. Bergamaskët realizuan në pjesën e dytë me autorë të ndryshëm, si Pasalic, De Ketelaere, Lookman dhe Brescianini. Atalanta renditet në vendin e 3-të me 14 pikë, pas 7 ndeshjesh.
Monaco mundi 1-0 Aston Villa. Për 3 pikët për skuadrën nga “Principata” mendoi Singo, i cili “tundi rrjetën” pas 8 minutash lojë.

The post Goleadë e Atalantës, bergamaskët në fazën tjetër të Champions appeared first on www.lexo.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *