Trajneri Silvinjo dhe stafi i Kombëtares udhëtojnë drejt Anglisë për të ndjekur sulmuesin shqiptar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri kualifikues të Kupës së Botës, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, po vijojnë turin e vëzhgimeve dhe takimeve me futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatet europiane.

Këtë herë, stafi kuqezi ka udhëtuar drejt Anglisë, ku ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Bristol City dhe Blackburn. Ata kanë vëzhguar sulmuesin Anis Mehmeti, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bristol City, i cili ka spikatur me performancat e tij të mira gjatë këtij sezoni.

Në vijim, stafi teknik i Kombëtares ka planifikuar vizita të tjera, për të ndjekur nga afër lojtarët e Kombëtares që aktivizohen në Europë.

The post Trajneri Silvinjo dhe stafi i Kombëtares udhëtojnë drejt Anglisë për të ndjekur sulmuesin shqiptar appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *