Zjarri me 4 të lënduar në Komunën e Parisit, çfarë dyshohet se i shkaktoi flakët

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Detaje të reja janë mësuar nga rënia e një zjarri në kompleksin “Kika” në zonën e Komunës së Parisit pasditen e djeshme.

U mësua se nga flakët, tre automjete u dogjën dhe 4 banorë u asfiksuan. Të lënduarit u dërguan në spital dhe mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Policia dhe zjarrfikësit ndërhyjnë shpejt për shuarjen e flakëve dhe për evakuimin e banorëve, duke i vendosur nën kontroll pas rreth një ore.

Pas stabilizimit të situatës banorët janë kthyer në banesat e tyre.

Nga veprimet paraprake ka rezultuar se zjarri te parkimi nëntokësor i kompleksit ‘Kika 1’ ka nisur nga kompresori i frigoriferit të një marketi.

The post Zjarri me 4 të lënduar në Komunën e Parisit, çfarë dyshohet se i shkaktoi flakët appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *