Dëmtuan ikonat dhe objektet e kultit në kishën e Ksamilit, dy të arrestuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën “Ngjallja e Krishtit” në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja ka ndodhur në momentin kur kujdestari i kishës ka shkuar për të mbyllur dyert dhe ka hasur dy persona të dyshimtë.

Njëri prej tyre ndodhej brenda ambienteve të kishës dhe po dëmtonte ikonat e objekte të kultit, ndërsa tjetri ruante jashtë. Sapo kanë vënë re praninë e kujdestarit, të dy janë larguar me shpejtësi, madje duke e kërcënuar atë.

Menjëherë pas incidentit, kujdestari ka njoftuar policinë, e cila ka ndërhyrë në kohë dhe ka bërë të mundur kapjen e dy personave të dyshuar pranë një stacioni autobusash. Sipas burimeve, ata po merren në pyetje për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti të rëndë.

The post Dëmtuan ikonat dhe objektet e kultit në kishën e Ksamilit, dy të arrestuar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *