Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
40 të burgosur që vuanin dënimet për vepra të ndryshme penale në burgun e Durrësit janë zhvendosur në burgun e sigurisë së zakonshme në Fushë-Krujë.
Shkak për këtë zhvendosje është bërë përmbytja e ambienteve të brendshme të këtij burgu nga shirat e rëna pak ditë më parë.
Pas tranferimit të të dënuarve nga IEVP, ekipe të shumta nga emergjencat civile, zjarrëfiske dhe ujësjellësit kanë bërë të mundur largimin e ujit me pompa, ndërsa brenda ambienteve po punohet për pastrimin e tyre.
40 të burgosurit e transferuar në Fushë-Krujë do të qëndrojnë aty deri në vënien në funksion të ambienteve në Durrës.
Edhe pse reshjet e shiut kanë pushuar shumë banesa dhe objekte kanë prani të lartë uji në Durrës. Situata paraqitet e rënduar në ish-Kënetë Shkozet, Sukth, Katundi i Ri. Edhe IEVP Durrës ndodhet nën pushtetin e ujit. Pompa që është vënë në dispozicion për të tërhequr ujin dhe derdhur në pusetë aktualisht nuk po funksionon.
The post Përmbytjet nga shiu në Durrës, 40 të burgosur transferohen në burgun e Fushë-Krujës appeared first on Lapsi.al.
