Fier/ Shpërthen në flakë kabina elektrike në hyrje të pallatit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme (3 Shkurt), në hyrjen e një pallati në qytetin e Fierit.

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari”, duke alarmuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit.

Gazetarja e Report TV, Marsela Topi, informon se ndërhyrja e këtyre të fundit ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Nga pamjet e siguruara dallohen qartë flakët e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara, teksa zjarrfikësit ndërhyjnë me shpejtësi për shuarjen e tyre.

Ndërkohë, dyshimet e para në lidhje me këtë janë për shkak të mbingarkesës në rrjet, por hetimet për ngjarjen janë ende aktive.

The post Fier/ Shpërthen në flakë kabina elektrike në hyrje të pallatit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *