Hysaj i pafat, pas asistit del i dëmtuar në gju nga fusha e lojës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Elseid Hysaj nuk a mundur të festojë siç duhet kthimin e tij si protagonist me skuadrën e Lacios. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka dhënë një asist në ndeshjen ndaj Kaljarit, por ka lënë fushën e lojës para kohë për shkak dëmtimi.

I rreshtuar titullar, në fundin e pjesës së parë ishte Hysaj ai që dha pasimin për Zakanjin i cili shënoi golin e avantazhit të përkohshëm 1-0 për bardhekaltrit.

Por në pjesën e dytë të ndeshjes, pas një ndalimi topi, Hysaj u ul në tokë dhe bëri menjëherë shenjë që kishte diçka serioze. Ai shtrëngoi gjurin e majtë të këmbës dhe mori menjëherë ndihmën e mjekëve të cilët e shoqëruan jashtë, teksa i vunë një fasho mbrojtësit.

Mbetet për t’u parë se sa shqetësues është ky dëmtim për lojtarin i cili në këtë periudhë kishte rifituar besimin e klubit dhe do futej në listën e Serisë A dhe në atë ët Ligës së Europës nga Lacio.

The post Hysaj i pafat, pas asistit del i dëmtuar në gju nga fusha e lojës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *