Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Dinamo e Zagrebit fitoi 3-0 kundër Sibenik për raundin e 21-të në elitën e futbollit kroat. Vendimtar me gol dhe asist për të besuarit e Fabio Cannavaros ishte sulmuesi i kombëtates shqiptare, Arbër Hoxha.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 38-të me golin e Mmaee. Në minutën e 59-të trajneri Cannavaro vendosi të hidhte në fushë Arbër Hoxhën në vend të Marco Pjacës.
Vetëm 15 minuta në fushë dhe Hoxha do tregonte potencialin e tij, duke marrë një top pas shpine, kontrolluar bukur, dribluar rivalët dhe me gjuajtjen e bukur gjeti golin e dytë të ndeshjes dhe të tretin këtë sezon. Gjashtë muaj pritje për djaloshin kuqezi që të shënonte sërish në kampionat për Dinamo Zagreb.
“Magjia” e Hoxhës nuk do ndalej këtu, pasi në minutën e 78-të ai asistoi për Baturinën, me Dinamo Zagreb që shënoi golin e tretë. Në elitën e futbollit kroat kryeson Rijeka me 39 pikë, ndjekur nga Hajduk Split me 37 pikë dhe Dinamo Zagreb me 35 pikë.
The post Arbër Hoxha gol dhe asist për Dinamo Zagrebin appeared first on GIJOTINA.
